Shpejt dhe thjesht, detoksimi në pesë hapa

  • E.K /
  • 23 March 2024 - 11:37
Shpejt dhe thjesht, detoksimi në pesë hapa

Pastrimi i organizmit mund të jetë i komplikuar. Përmbajuni këtyre rregullave dhe shumë shpejt do të ndiheni plot me energji

PEMËT

Konsumoni sa më shumë pemë në secilën formë që janë - të freskëta, të thata, të ngrira apo në lëngje. Ato ju sjellin energji dhe vitalitet.

UJI

Pini sa më shumë ujë! Uji është shumë i rëndësishëm për shëndetin, duhet të pini 8-10 gota ujë për çdo ditë. Në këtë mënyrë nga trupi juaj do të eliminoni toksina, do ta përmirësoni metabolizmin, disponimin dhe dukjen e lëkurës suaj.

PERIMET E GJELBRA

Brokoli, lakra jeshile, spinaqi janë të pasura me vitamina dhe minerale. Konsumimi i perimeve të gjelbra përmirëson imunitetin, pastron organizmin nga toksinat. Ta konsumoni sa më shumë që mundeni - në formë të papërpunuar, në avull, në sallatë apo në lëngje të gjelbra.

DRITHËRAT INTEGRALE DHE BISHTAJORET

Janë burim i mirë i antioksiduesve, vitaminave, mineraleve dhe për proteina dhe fibra dietale. Në ushqimin tuaj përfshini edhe orizin e egër dhe atë të vrugët, lloje të ndryshme të bizeleve. Këshilla shtesë: pushoni, shkoni më herët në gjumë, ushtroni lehtë, kaloni më shumë kohë në natyrë, shëtitni, përgatisni lëngje nga pemët dhe perimet. 

(Kosova Sot Online)