Pastroni organizmin me oriz

  • E.K /
  • 23 March 2024 - 10:01
Pastroni organizmin me oriz

Shumica e njerëzve e dëmtojnë shëndetit me ushqim jocilësor, e nganjëherë edhe të dëmshëm, duke harruar se rinia, po edhe shëndeti nuk kthehen. Është fakt se substancat e dëmshme gradualisht formojnë shtresa helmuese në organizëm.

Pastrimi i organizmit me oriz – receta

Përcaktohuni për orizin ashtu si e pëlqeni ju. Merrni aq lugë për aq sa vite keni (p.sh. nëse keni 35 vjet, merrni – 35 lugë). I shpëlani mirë dhe i hidhni në një kavanoz të madh. Kavanozin e mbushni me ujë të vluar, e mbyllni me kapak dhe e lini në frigorifer gjatë natës. Në mëngjes e thani ujin. Merrni 1 lugë të madhe të orizit dhe e zieni aq sa duhet, pa kripë (në tjetër ujë, të thjeshtë). Orizin e zier e hani në lukth të thatë, sidomos në 7.30 në mëngjes. Orizin e mbetur e shtoni në ujin e ftohtë të zier dhe e lini në frigorifer deri në mëngjesin vijues. Këtë procedurë për pastrimin e organizmit e përsëritni, derisa të ketë oriz në kavanoz.

Ekziston dhe një kusht: Pasi të keni konsumuar orizin në mëngjes, do të ishte mirë që të mos hani apo mos të pini së paku për tri orë. Mos harroni që gjatë ditës të pini shumë lëngje, së paku 2 litra ujë në ditë.

(Kosova Sot Online)