Për buzëqeshje shkëlqyese, ju nevojitet një përbërës

  • E.K /
  • 23 March 2024 - 08:53
Për buzëqeshje shkëlqyese, ju nevojitet një përbërës

Gurët në dhëmbë janë problem mjaft i shpeshtë, ndërsa që mjekësia moderne ofron shumë mënyra për largimin e tij. Por, ekziston mënyra, përmes së cilës mund ta largoni këtë problem, e po ashtu do të kurseni edhe shumë të holla. Higjiena themelore e gojës është me shumë rendësi: Nëse nuk kujdeseni për smaltin e dhëmbëve dhe me kohë nuk largoni gurët nga dhëmbi, mund të zhvillohet sëmundje infektuese – paradontopatia, tek e cila infeksioni depërton përmes rrënjës së dhëmbit deri te dhëmbi, që shkakton inflamacionin e indit të butë. Për fat të mire ekziston preparati natyral për parandalimin e kësaj sëmundjeje.

Ja çfarë ju nevojitet për largimin e gurit prej dhëmbëve:

– 40 gr lëvozhgë të arrave

– 250 ml ujë

Përgatitja:

Vloni lëvozhgat e arrave për 20 minuta. E hiqni nga pllaka dhe më pas e mbuloni. E ftohni dhe procedoni. Merrni brushën dhe e futni në këtë përzierje dhe e lini për 10 minuta. Më pas me këtë brushë, pastroni dhëmbët, herë pas here, duke e lagur përsëri në këtë përzierje. Këtë procedurë mund ta përsërisni edhe deri tri herë në ditë. Këtë përzierje mund ta përdorni për dy ditë, e më pas duhet të përgatisni një përzierje të re. Lëvozhgat e arrës janë të pasura me përbërës kundër baktereve, që po ashtu ndihmojnë në pastrimin e smaltit të dhëmbit. Kjo procedurë u ndihmon edhe atyre, që vuajnë nga gjakrrjedhja e mishit të dhëmbëve.

(Kosova Sot Online)