Hithrat ushqejnë dhe shërojnë

  • E.K /
  • 23 March 2024 - 08:51
Hithrat ushqejnë dhe shërojnë

Pranvera është stina kur nga toka mbijnë bimë të shumta shëruese. Një prej tyre janë hithrat, gjethet e reja të së cilës, pak para lulëzimit, shndërrohen në ilaç për shumë sëmundje. Me shijen dhe efektet shëruese e zgjon krejt trupin, pastron gjakun, ushqen dhe përtërin secilën qelizë në trupin tonë. Përmbajnë pothuajse të gjitha vitaminat dhe mineralet e nevojshme për shëndetin e njeriut, e përmban më shumë klorofil se secila bimë tjetër.

Shumë studime kanë vërtetuar se hithrat ndihmojnë kundër këtyre sëmundjeve:

Osteoartriti: Studimet tregojnë se konsumimi i hithrave apo vënia e hithrave në lëkurë mund të zbutin simptomat e osteoartritit.

Gjakderdhja: Hithrat ndihmojnë në pakësimin e gjakderdhjes pas intervenimit kirurgjikal. Shpëlarja e gojës me çajin nga hithrat përshpejton shërimin e indeve pas ndërhyrjes së stomatologut.

Diabeti: Konsumimi i përditshëm i hithrave, për tetë javë rresht, rregullon nivelin e sheqerit në gjak tek ata persona që vuajnë nga diabeti.

Gjingjiviti: Shpëlarja e gojës me çajin nga hithrat zbut simptomat e gjingjivitit.

Megjithëse të shëndetshme, hithrat nuk janë për shtatzënat dhe femrat që ushqejnë me gji, dhe personat me shtypje të ulët të gjakut, të sëmurët nga veshkat.

(Kosova Sot Online)