Hajnat në pushtet, që po e vjedhin shtetin, të ndëshkohen dhe përjashtohen përjetësisht nga politika

Hajnat në pushtet, që po e vjedhin shtetin, të ndëshkohen dhe përjashtohen përjetësisht nga politika
Hajnat në pushtet, që po e vjedhin shtetin, të ndëshkohen dhe përjashtohen përjetësisht nga politika

Dardan Grapci

  • 13 November 2020 - 11:29

Shkruan: Dardan Grapci

Qytetarët e Kosovës duhet të dalin masivisht në zgjedhjet e reja të radhës për ti larguar nga pushteti këta ujq dhe grabitqar që e kanë shkatërruar këtë shtet thuajse për 21 vite. Ndryshe nëse drejtësia në Kosovë dështon për ti rikthyer të hollat e qytetarëve në arkë, rendin dhe ligjin, atëherë mendoj që ne si popull duhet ta marrim timonin në dorë dhe ta rrëzojmë këtë drejtësi gënjeshtare dhe këtë politikë njëherë e përgjithmonë dhe ta largojmë politikën e inkriminuar nga Kosova ku mos të ekzistoj më.

Partitë politike me mos votimin e ligjit për rimëkëmbjen ekonomike po e tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë e cila në fakt ajo fytyrë nuk ekziston, sepse po të kishin pasur fytyrë do e kishin votuar ligjin për tërheqjen e 10% a që i kanë qytetarët në trust kaherë dhe nuk do të kishin bërë lojëra politike sikur që po bëjnë tash e disa muaj. Po e them këtë sepse jam i bindur që nëse i dëgjojmë politikanët tanë, edhe pak kursime që i kanë mbetur popullit, do i vjedhin dhe do i përdorin për interesa personale.

Prandaj jam i mendimit që me ligj të krijohet mundësia e tërheqjes së të gjitha kursimeve që të mos na i vjedhin këta politikan e qeveritar të korruptuar. Kjo politik me këta politikanë dhe Qeveri, si duket po shkon në fund të pusit, sepse me zgjedhjet e reja jo që do të ndëshkohen, por do të duhet të japin llogari për çdo cent që e kanë vjedhur nga arka e shtetit, sikur që ka filluar tani një proces hetimor dhe dënimet lidhur me fondin e 3% -shit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".