Detaje nga takimet e Osmanit me Hovenierin, Rohden dhe Hargreaves

  • A.P /
  • 16 May 2024 - 18:35
Detaje nga takimet e Osmanit me Hovenierin, Rohden dhe Hargreaves

Takimin e presidentes Vjosa Osmani me ambasadorin e SHBA’së, Jeffrey Hovenier, të Gjermanisë, Jorn Rohde dhe atë të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, e ka konfirmuar Presidenca, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, ambasadorin e  Gjermanisë, Jorn Rohde, si dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.”

Në takim është diskutuar anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe koordinimi për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

“Në këto takime është diskutuar anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe koordinimi për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.”

Presidenca ka njoftuar se lidhur me këtë proces, Osmani sot gjatë ditës ka biseduar edhe me ambasadorë të shteteve tjera aleate.

(Kosova Sot Online)