Vendimi për konvertimin e patentë shoferëve, Ambasada e Italisë në Prishtinë përgëzon Qeverinë e Kosovës

  • E.K /
  • 10 May 2024 - 14:41
Vendimi për konvertimin e patentë shoferëve, Ambasada e Italisë në Prishtinë përgëzon Qeverinë e Kosovës

Ambasada e Italisë në Kosovë ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për krijimin e lehtësirave në procedurën e ndërrimit të patentë shoferit nga ata jolegalë të lëshuar nga strukturat jolegale serbe në ata të Republikës së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Ambasada e Italisë në Prishtinë përgëzon Qeverinë e Kosovës për përpjekjet e saj në lehtësimin e procedurave për të gjithë qytetarët për marrjen e patentë shoferit. Ne mbështesim iniciativat që nxisin integrim më të madh dhe nxisin vizionin tonë të përbashkët për një Kosovë të larmishme dhe gjithëpërfshirëse”, ka shkruar ambasada.

(Kosova Sot Online)