Basha: Kosova e përkushtuar të bëhet pjesë e familjes evropiane, Evropa po aq e përkushtuar të na mbaj jashtë kësaj familje

  • E.K /
  • 09 May 2024 - 11:19
Basha: Kosova e përkushtuar të bëhet pjesë e familjes evropiane, Evropa po aq e përkushtuar të na mbaj jashtë kësaj familje

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, në Ditën e Europës u ankua se Europa është “e përkushtuar që ta mbajë Kosovën jashtë kësaj familje”, transmeton “Kosova Sot Online”.

Ai thotë se kjo po ndodh për shkak se Kosova s’po i bën favore Serbisë.

“Kosova e përkushtuar të bëhet pjesë e familjes evropiane! N’anën tjetër, Evropa po aq e përkushtuar të na mbajë jashtë kësaj familje! Jo se nuk ndajmë vlera me ta apo që s’i plotësojmë kriteret, por sepse nuk po i bëjmë favore Serbisë, që vazhdon të udhëhiqet nga klani i Millosheviqit dhe mbetet aleat i ngushtë i Putinit! Urime Dita e Evropës!”.

(Kosova Sot Online)