KFOR-i e gjen një pushkë me 13 fishekë të varur në një pemë në Zveçan

  • E.K /
  • 09 May 2024 - 08:58
KFOR-i e gjen një pushkë me 13 fishekë të varur në një pemë në Zveçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se një njësi e KFOR-it e kanë gjetur një pushkë me 13 fishekë kalibrash të ndryshëm dhe një gëzhojë, të varur në një pemë në Zveçan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante policore, përfshirë forenzikën, të cilët kanë sekuestruar armën dhe municionin.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Policia ka njoftuar se rasti është në hetime.

“Zvecan / 08.05.2024 – 20:28. Raportohet se nga një njësi e KFOR-it, në një pemë është gjetur e vendosur/varur një pushkë me 13 fishekë kalibrash të ndryshëm dhe një gëzhojë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore, përfshirë forenzikën, të cilët kanë sekuestruar armën dhe municionin. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)