Lumir Abdixhiku: LDK është e gatshme për zgjedhje

  • A.P /
  • 07 May 2024 - 21:41
Lumir Abdixhiku: LDK është e gatshme për zgjedhje

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e gatshme për zgjedhje dhe e mobilizuar me Forumin Rinor të saj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Këtë koment ai e ka dhënë pas Konventës së Rinisë së Lidhjes Demokratike në Prishtinë.

“Ky takim e ky organizim, na e dëshmon se LDK-ja qysh sot, disa muaj para zgjedhjeve kombëtare, është e gatshme, është e mobilizuar dhe me rininë në krah, është e fortë përballë secilës beteje përpara!”, është shprehur ai.

(Kosova Sot Online)