Vjosa Osmani takohet me ambasadoren e SHBA-ve në OKB

  • A.P /
  • 07 May 2024 - 18:55
Vjosa Osmani takohet me ambasadoren e SHBA-ve në OKB

Sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadoren e SHBA-ve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Linda Thomas-Greenfield, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Takimin ka ndodhur në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë në Dallas

Osmani ka thënë për të se është një mbështetëse e vendosur e Kosovës, si dhe e përkushtuar për avancimin e raporteve Kosovës-SHBA.

“Sot, në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë në Dallas, diskutuam zhvillimet e sigurisë në rajonin tonë dhe mbështetjen e SHBA-së për Kosovën në skenën ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani në “X”, të martën. 


(Kosova Sot Online)