Gërvalla: Rusia po e sulmon Kosovën në një mënyrë hibride

  • A.P /
  • 07 May 2024 - 18:31
Gërvalla: Rusia po e sulmon Kosovën në një mënyrë hibride

 Rusia aktualisht po kryen një sulm hibrid ndaj Kosovës, ka njoftuar ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gërvalla tha se sulmi hibrid rus ndaj Kosovës po vjen pas njoftimit të mbështetjes së Kosovës me pajisje ushtarake për Ukrainën.

“Rusia po e sulmon Kosovën në një mënyrë hibride sot, pas njoftimit tonë për mbështetje me pajisje ushtarake për Ukrainën, në mbrojtjen e saj të justifikuar kundër agresionit gjenocidal rus. Ne e dimë nga gjenocidi i Serbisë ndaj Kosovës se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin”, shkroi Gërvalla.


(Kosova Sot Online)