Policia gjermane i largon protestuesit nga Universiteti i Berlinit
Policia gjermane i ka larguar të martën protestuesit propalestinezë nga kampusi i Universitetit të Berlinit “Freie”, të cilët po bënin thirrje për ndaljen e luftës së Izraelit në Rripin e Gazës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Rreth 100 studentë i kishin vendosur dhjetëra tenda në kampusin e universitetit të martën, duke iu bashkuar thirrjeve të të ashtuquajturit “Koalicioni Studentor i Berlinit” për pushtimin e universiteteve gjermane.
Studentët nga universiteteve të ndryshme të Berlinit iu bashkuan protestës, duke bartur flamuj palestinezë, si dhe duke brohoritur në mbështetje të palestinezëve dhe duke i dënuar Izraelin dhe Gjermaninë.
Universiteti “Freie” tha se protestuesit u përpoqën të futeshin brenda sallave dhe dhoma të universitetit, në përpjekje për t’i uzurpuar ato.
(Kosova Sot Online)