Berisha: Dënoj me forcën më të madhe indiferencën kriminale të narkoshtetit

  • A.P /
  • 07 May 2024 - 15:45
Berisha: Dënoj me forcën më të madhe indiferencën kriminale të narkoshtetit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me tragjedinë në Shkodër të nënës me tre femijë, Alma Arrazit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se kjo tragjedi është një akt-akuzë e tmerrshme e narkoshtetit.

‘Dënoj me forcën më të madhe indiferencën kriminale të narkoshtetit ndaj dhunës së egër që ushtrohet ndaj grave në Shqipëri, viktimë e të cilës është Alma dhe vogelushët e saj të pafajshëm’, shkruan Berisha.

Postimi i plotë:

Tragjedia e Shkodrës një akt akuze e tmerrshme e narkoshtetit!

Miq, tragjedia e nënës me tre femijë, Alma Arrazit, që duket se ka zgjedhur suicidin e vetë dhe infanticidin e bijëve të shpirtit të saj, tre fëmijëve, është një ngjarje e padëgjuar më parë. Nga qëmtimet e shumta të mediave dhe deklaratat e personave që e kanë njohur del i qartë trajtimi i vazhdueshëm shtazor nga bashkëshorti i saj dhe ndaj fëmijve të saj.

Së pari shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet më të ndjera familjarëve të Almës, por gjithashtu dënoj me forcën më të madhe indiferencën kriminale të narkoshtetit ndaj dhunës së egër që ushtrohet ndaj grave në Shqipëri, viktimë e të cilës është Alma dhe vogelushët e saj të pafajshëm.


(Kosova Sot Online)