Prishtinë: Arrestohet një person, nuk pagoi shërbimin dhe i vodhi telefonin taksistit

  • E.K /
  • 06 May 2024 - 09:59
Prishtinë: Arrestohet një person, nuk pagoi shërbimin dhe i vodhi telefonin taksistit

Një person është arrestuar dje në Prishtinë, pasi nuk ka paguar shërbimin dhe i ka vjedhur telefonin taksistit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se i dyshuari kishte ikur në drejtim të panjohur pa paguar taksin dhe duke vjedhur një “Iphone XS”.

Njoftimi i Policisë:

VJEDHJE

Prishtinë 05.05.2024-22:20. Ankuesit mashkull kosovar, ka raportuar se pasi që ka kryer shërbime taksi një personi, i njëjti nuk ia kishte kryer pagesën dhe njëkohësisht ia kishte vjedhur edhe një telefon celular “Iphone XS” dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Njësiti policore ka arrit që ta identifikojë dhe ta arrestojnë të dyshuarin mashkull kosovar, dhe i njejti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

(Kosova Sot Online)