Policia i gjobit me nga 500 euro dy kundërvajtës

  • A.P /
  • 29 April 2024 - 16:12
Policia i gjobit me nga 500 euro dy kundërvajtës

Policia e trafikut ka gjobitur me nga 500 euro, nga 5 pikё negative dhe 12 muaj masё mbrojtёse dy kundёrvajtёs qё po zhvillonin gara tё shpejtёsisё nё Istog,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia ka njoftuar se tё hёnёn gjatё patrullimeve rutinore ka hasur dy kundёrvajtёs tё cilёt ishin duke zhvilluar gara tё shpejtёsisё.

“Pёr kundёrvajtёsin (1) ёshtё shqiptuar fletgjoba: 500 euro, 5 pikё negative, 12 muaj masё mbrojtёse. Pёr kundёrvajtёsin (2) ёshtё shqiptuar fletgjoba: 500 euro, 5 pikё negative, 12 muaj masё mbrojtёse”, thuhet nё njoftim.

Policia u kërkon qytetarёve qё ta respektojnё ligjin dhe shenjat në komunikacion, në mënyrë që tё parandalohen aksidentet në trafik.

(Kosova Sot Online)