Kurti ka shpresë se Gjermania do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në KiE

  • A.P /
  • 29 April 2024 - 15:32
Kurti ka shpresë se Gjermania do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në KiE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të hëhën, njoftoi për një bisedë telefonike që zhvilloi me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, gjatë të cilës edhe shprehu shpresën se Gjermania do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin të Evropës,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Në një telefonatë me kancelarin gjerman Scholz i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën se Gjermania do ta mbështesë kandidaturën tonë për anëtarësim në KiE në përputhje me rekomandimet e PACE. Po ashtu rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”.

(Kosova Sot Online)