Vuçiq i drejtohet serbëve, flet për situatën në Kosovë dhe rezolutën për Srebrenicë

  • E.K /
  • 29 April 2024 - 07:54
Vuçiq i drejtohet serbëve, flet për situatën në Kosovë dhe rezolutën për Srebrenicë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do t’i drejtohet kombit sot pas kthimit nga Nju Jorku.

Siç njofton zyra për bashkëpunim me media të presidentit të Serbisë, Vuçiq do të flasë për situatën në Kosovë, Rezolutën për Srebrenicën dhe çështje të tjera të rëndësishme, transmeton RTRS.

Fjalimi do të mbahet në ora 18:00, në objektin e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë.

(Kosova Sot Online)