Lexoni edhe:
BIK tregon për ndryshimet për kohën e iftarit dhe syfyrit
Leonard Beleri, vëllai i Fredi Belerit, ka folur për mediat greke në lidhje me zemërimin që shfaqën banorët e Himarës ndaj zyrtarëve të Edi Ramës.
Ai tha se njerëzit e Edi Ramës po shënjestrojnë pronat e Himarës.
BIK tregon për ndryshimet për kohën e iftarit dhe syfyritLexoni edhe:
“Fredit i është hequr e drejta e betimit në mënyrë të paligjshme dhe me procedura dhe metoda të ndryshme vazhdojnë të kenë kontrollin e bashkisë. Fatkeqësisht po flasim për një regjim autoritar. Ne vazhdojmë luftën tonë, megjithatë e shohim çdo ditë që kalon se bëhet një shkelje e qartë nga regjimi shqiptar,” tha ai.
“Ne durojmë dhe jemi të detyruar të durojmë. Kemi duruar edhe më shumë regjime barbare. Nëse e shihni fuqinë e popullit të Himarës, vëllai im detyrohet të durojë së pari derisa të vijë drejtësia përfundimtare për popullin e Himarës. Dhe ata prej nesh, të cilët janë në krah të tij, vazhdojnë luftën. Çështja lidhet drejtpërdrejt me pronat,” tha Beleri.
(Kosova Sot Online )