Suspendohen 15 policë për vrasjen aksidentale të policit në Zllatar, 6 prej tyre në paraburgim

  • G.G /
  • 19 February 2022 - 10:40
Suspendohen 15 policë për vrasjen aksidentale të policit në Zllatar, 6 prej tyre në paraburgim

Mbrëmë në orët e vona u raportua për vrasjen aksidentale të policit Lirim Haxholli në fshatin Zllatar të Prishtinës.

Kjo ngjarje tragjike ndodhi pasi në një vilë në Zllatar ishin mbledhur për qejf një grup i madh i zyrtarëve policorë.

Demokracia ka mësuar ekskluzivisht se nga ky grup policor kishte masivisht gjuajtje festive me armë zjarri.

Festa e tyre u kthye në tragjedi, kur aksidentalisht u plagos polici i ri Lirim Haxholli.

Intervistimi i këtij grupi policor nga ana e prokurorisë dhe hetuesve policorë, ka zgjatur deri në orët e mëngjesit dhe vendimi përfundimtar është suspendimi i 15 zyrtarëve policorë të përfshirë në këtë rast, ku për 6 prej tyre prokurori i rastit e ka vendosur masën e paraburgimit.

Polici Lirim Haxholli, i cili humbi jetën tragjikisht në këtë rast ishte rreth moshës 25 vjeçare.

Mbrëmë ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Një festë mes shokësh u kthye në tragjedi.

Aty mbeti I vdekur 25 vjeçari, polic i Kosovës Lirim Haxholli. Ai humbi  jetën pasi u plagos aksidentalisht nga arma e zjarrit. 

Janë dhënë detaje për ngjarjen tragjike që ndodhi sonte. 

Sipas këtyre burimeve gjithçka ndodhi në një vilë të Zllatarit, ku rreth 15 policë u mblodhën për të festuar për qejf. 

Festa u kthye në tragjedi, ku pas përfundimit të ndejës njëri nga zyrtarët policorë dyshohet se aksidentalisht e shkrepi armën e zjarrit dhe plagosi policin Haxholli. 

Lirimi u dërgua në Emergjencën e QKUK-së, por nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve dhe vdiq. 

Viktima dhe i dyshuari, ishin të gjeneratës së njëjtë.

Fillimisht është dyshuar se një polic aksidenalisht ka shkrepur armën dhe ka marrë plagë të rënda, duke humbur kështu jetën.

Policia bën të ditur se ai ka vdekur pasi është qëlluar aksidentalisht me armë zjarri nga një person, gjatë një ndeje

Rasti ka ndodhur rreth orës 23:50.

“Një zyrtar policor, mashkull kosovar, ka vdekur pasi që është qëlluar me armë zjarri aksidentalisht nga i dyshuari mashkull kosovar gjatë një ndeje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Prokurori i shtetit ka autorizuar IPK-në që të merren të gjitha veprimet lidhur me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

(Kosova Sot Online)