Çfarë është ‘lëkura perlë’, trendi i bukurisë me shkëlqimin delikat dhe të ndritshëm

  • G.G /
  • 03 April 2024 - 11:29
Çfarë është ‘lëkura perlë’, trendi i bukurisë me shkëlqimin delikat dhe të ndritshëm

Lëkura perlë” është stili më i rëndësishëm i grimit të momentit

Çdo vit (ose më mirë sezon), si bota e modës ashtu edhe e bukurisë marrin tendenca të reja dhe përmirësojnë ato ekzistuese.

Gjithnjë e më shpesh janë pikërisht brezi i ri Z dhe të famshmet që vendosin tendencat. Megjithatë, stilet që lidhen me një çehre të shndritshme dhe me shkëlqim nuk pushojnë së qeni aktual.

Në vitin 2023, të gjithë donin të arrinin efektin e “lëkurës së qelqit”, dhe për pranverën e vitit 2024, ne po përgatitemi të zotërojmë teknikën më të freskët të grimit që magjepsi TikTok-un (#pearlskin ), e njohur si “lëkura perlë”.

Çfarë është ‘lëkura perlë’?

Siç tingëllon edhe nga emri, trendi ka të bëjë me shkëlqimin delikat dhe të ndritshëm si të perlave të lëkurës së fytyrës. Le të themi tonet e shampanjës.

Ndryshe nga lëkura e qelqtë që duket disi më e lagësht, lëkura perlë është më e butë dhe e mëndafshtë.

Ku aplikohet kjo tendencë?

Për sa i përket vendosjes, ka diçka të ngjashme me mollëzat, por me disa ndryshime të vogla. Nëse tradicionalisht jeni mësuar me vendosjen e blush-it përgjatë mollëzave tuaja, për efektin e lëkurës perlë ajo përhapet edhe tek faqet, pra përveç mollëzave, si edhe në zonën e ballit. Pamja e lëkurës perlë është goxha e shndritshme.

Sipas influencueses së bukurisë Zoe Kim Kenealy, ideja është të krijohet iluzioni i një “shkëlqimi të përditshëm”. Për ta bërë më të thjeshtë procedurën në përditshmëri, ju vendosni bazën si gjithnjë, një krem dhe fondatinë, ndërsa për shkëlqimin e nevojshëm të lëkurës perlë, shtoni blush-in në tonet e bronzit për më shumë shkëlqim natyral.

Sigurisht, ideja nuk është që të krijoni atë shkëlqimin e rremë si një princeshë akulli, por të keni efektin e perlës në tërësinë e portretit tuaj, nga mollëzat deri te balli.

Vajza, nëse jeni gati për të shkëlqyer këtë pranverë, ky është trendi që ju duhet!

(Kosova Sot Online)