Lexoni edhe:
'Merri krejt' vjen përplot ritëm nga Yll Limani
Besa Kokëdhima dhuroi shumë energji dhe adrenalinë me këngën e saj “Titan” të cilën e këndoi në gjuhën angleze dhe ndezi skenën në Malmo Arena, Suedi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
'Merri krejt' vjen përplot ritëm nga Yll LimaniLexoni edhe:
Skenografia dhe veshja e këngëtares ishin një detaj shumë i veçantë dhe i kombinuar në mënyrë perfekte për të përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në festivalin më të madh evropian Eurovision 2024.
Besa Kokëdhima është renditur e 2-ta në radhë për të performuar në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2024, një nga ngjarjet muzikore më të ndjekura me miliona shikues.
Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për Shqipërinë me kodin 02 për të provuar sërish emocionet e forta që përcolli Besa Kokëdhima me këngën përfaqësuese në natën finale që do të mbahet më 11 maj.
(Kosova Sot Online)