Ja kur do të garojë Besa Kokëdhima në 'Eurovision 2024'

  • A.P /
  • 07 May 2024 - 21:05
Ja kur do të garojë Besa Kokëdhima në 'Eurovision 2024'

Shqipëria do të garojë në natën e dytë të gjysmëfinales së “Eurovision 2024” që do të zhvillohet në Malmo të Suedisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Pas hedhjes së shortit, është përcaktuar se këngëtarja shqiptare do të jetë e 6-ta në radhë, të enjten e 9 majit 2024, kur do të zhvillohet edhe gjysmëfinalja e dytë.

Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2024”, me këngën “Zemrën n’dorë”.

Ajo ka marrë besimin e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Eurovision-it.

Vetëm 16 shtete do të zgjidhen nga dy gjysmëfinalet për të vijuar më pas në finalen e madhe që do të zhvillohet më 11 maj, të cilat do t’u bashkohen 5 shteteve finaliste që janë: Spanja, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Gjermania, si dhe vendi fitues i vitit të kaluar që është Suedia.

Image

(Kosova Sot Online)