Romeo xheloz pasi Heidi mori propozim për martesë

  • A.P /
  • 06 May 2024 - 16:48
Romeo xheloz pasi Heidi mori propozim për martesë

Banorët e “Big Brother VIP 3”, kanë lexuar mesazhe nga fansat dhe miqtë e tyre, e një ndër mesazhet që tërhoqi vëmendjen, ishte një fansi i Heidit, i cili i propozoi për martesë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Romeo edhe pse në fillim e mori me shaka, sërish nuk ngurroi të shfaqte disa shenja xhelozite.

 

“Heidi do martohesh me mua? Meqënëse me letra nuk je e martuar shpresa vdes e fundit”, ishe mesazhi që lexoi Heidi nga një adhurues i saj.

Heidi: “Faleminderit për vlerësimin, por tani nuk kam çfarë të them. (tregon unazën që i ka vendosur Romeo). Ka mbaruar ajo punë, por gjithsesi e vlerësoj”.

Romeo: “Çfarë vlerëson moj”?

Heidi: “Të puth shumë fort gjithsesi”.

Image

(Kosova Sot Online)