Ja kujt i thotë Egla: Ti je diva e plehrave

  • A.P /
  • 03 May 2024 - 16:22
Ja kujt i thotë Egla: Ti je diva e plehrave

Aktorja Egla Ceno dhe Erjola Doçi janë përfshirë në një debat të ashpër me njëra-tjetrën, pasi kjo e fundit i ka hedhur te shtrati bishta cigaresh dhe qese mbeturinash, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Konkurrentja e ofendoi moderatoren duke i thënë që ka rënë shumë poshtë me këtë veprim që ka bërë, ndërsa tha që Erjola ia shpif.

 

“Ti je diva e plehrave”- tha Egla e acaruar me Erjolën nga veprimi i saj.

Mes debatit të dy vajzave është futur edhe Françeska Murati, e cila e habitur nga veprimi i Erjolës i tha asaj që s’janë në muajin e parë të “Big Brother” që të bëjnë veprime të tilla.

Image

Pjesë nga debati:

Egla: Ti je diva e plehrave dhe cigareve. A e ke kupton sa poshtë je? Ma shpif që ke futur duart te krevati im

Erjola: Faleminderit

Egla: Ma shpif nga koka te këmbët. Rri larg gjërave të të tjerëve, trego edukatën që ke

Erjola: Patjetër. Të është bërë fytyra shollë këpuce, me fjalë nuk merr më vesh

Egla: Ti je diva e plehrave

Erjola: Epo thuaju të tjerëve, mua mos më fut në një thes me të tjerët

Françeska: Çfarë i bëre? I hodhe cigare te krevati

Erjola: I vura këto (bishtat e cigares) dhe qese të zezë

Françeska: O Erjola s’jemi në muajin e parë të “Big Brother”. Kemi filluar të hedhim plehra te krevatet e të tjerëve

Erjola: Zemra ti bëj çfarë të duash me jetën tënde

Françeska: Patjetër që do të bëj


(Kosova Sot Online)