Adelina Ismaili reagon ashpër pas vrasjeve të fundit: Lejoni armëmbajtje për femrat e rrezikuara

  • A.P /
  • 19 April 2024 - 15:02
Adelina Ismaili reagon ashpër pas vrasjeve të fundit: Lejoni armëmbajtje për femrat e rrezikuara

Pas vrasjes mizore, të dy nënave, grave, e motarve shqiptare nga bashkëshortët e tyre në Ferizaj, respektivisht në Pejë, artistja e njohur Adelina Ismaili ka reaguar ashpër në llogarinë e saj sociale, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


Ismaili ndër të tjera ka bërë bërë thirrje për lejimin e armëmbajtjes për femrat në rrezik.

"Vini re që asnjë klerik fetar nuk ka dënuar vrasjen e femrave në Kosovë! Boll më", ka theksuar ajo.

"Lejoni armëmbajtje për femrat e rrezikuara! Femra, mbroni veten dhe jetën! Mbroni me jetë vajzat, motrat, nënat e juaja! Merruni me komentet që bëjnë thirrje për vrasje në internet! Vini re që asnjë klerik fetar nuk ka dënuar vrasjen e femrave në Kosovë! Boll më", ka shkruar Adelina.

Image


(Kosova Sot Online)