Dafina: Më vjen gjynah sa njerëz të prapambetun kemi në vendin tonë
Këngëtarja, Dafina Zeqiri, ka shprehur keqardhjen e saj, duke thënë se në vendin tonë ka njerëz të prapambetur, përcjell “Kosova Sot Online”.
Shkas për këtë u bë një intervistë e një qytetari në Kosovë, i cili duke komentuar vrasjet e fundit në vend, mori si shembull këngën e Dafinës “Huti”, teksa e kritikon për përçim të mesazhit të gabuar në publik.
Dafina ka reaguar publikisht rreth kësaj deklarate dhe komenteve në këtë video.
“Kur i shoh komentet në videon e këtij Huti tu fol palidhje + tu qesh e do ‘meshkuj’ tu i thon bravo? Më vjen gjyna sa njerëz të prapambetun kemi në vendin tonë!”, ka shkruar Dafina.
(Kosova Sot Omline)