Zbulohet arsyeja pse reperi i njohur shqiptar u burgos në Zvicër

  • A.P /
  • 17 April 2024 - 16:47
Zbulohet arsyeja pse reperi i njohur shqiptar u burgos në Zvicër

Raportohet se reperi Don Phenom është burgosur të premten e javës së kaluar në Zvicër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Reperi shqiptar kishte shkuar për të kënduar në njërin prej klubeve atje, por pa pritur është ndalur nga  Policia e Zvicrës.

 

Don Phenom është mbajtur në mbajtje për 48 orë dhe është liruar sot pas një intervenimi të Ambasadës Shqiptare në Zvicër.

“Lirimi është me kusht dhe sipas asaj që merret vesh, Don Phenom nuk do të këndojë për dy vite në Zvicër, e ku nuk do të mundet as të këndojë. Arsyeja e ndalimit për të kënduar atje ka qenë se ai nuk ka pasur leje pune për të kënduar”, ka thënë ky burim.

Kujtojmë se Zvicra ka shtrënguar masat dhe klubet e natës atje, sidomos shqiptare, duhet t’i pajisin me leje për të kënduar të gjithë reperët atje.

Image


(Kosova Sot Online)