Lexoni edhe:
Toni Kroos tronditë tifozët e Real Madridit me lëvizjen e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut
Sonte zhvillohet ndeshja kthyese e gjysmëfinales mes Bayer Leverkusenit e Romës, në kuadër të Ligës së Evropës, transmeton "Kosova Sot Online ".
Ekipi gjerman hyn në këtë ndeshje me epërsinë prej 2:0 nga takimi i parë i zhvilluar në “Olimpico”.
Megjithatë trajneri Xabi Alonso deklaroi se ekipi i tij duhet të kujtoi se vitin e shkuar u eliminuan nga ky kundërshtar dhe nuk duhet ta lejojnë që diçka e tillë të ndodhë sërish.
“Do të jetë një super ndeshje, me një super atmosferë. Është një gjysmëfinale evropiane, një rast i mrekullueshëm për ne. Më kujtohet se si na pritën tifozët vitin e kaluar ishte e pabesueshme. Ne nuk e kemi harruar dhimbjen vitin e kaluar, kur Roma na eliminoi, do të duhet ta përdorim këtë dhimbje për të shkuar në finale dhe për gëzuar së bashku me tifozët tanë në fund të ndeshjes”-tha spanjolli.
Përballja mes Bayer Leverkusenit e Romës zhvillohet sonte nga ora 21:00
(Kosova Sot Online )