Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

  • S.A /
  • 04 May 2024 - 09:33
Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Mbrojtësi Thiago Silva thuhet se do ta rikthehet dhe do ta vazhdojë karrierën në Superligën e Brazilit te skuadra Fluminense, transmeton "Kosova Sot Online".

Silva dhe Chelsea nuk arritën marrëveshje për rinovimin e mëtejshëm të kontratës duke bërë që mbrojtësi të largohet pas përfundimit të këtij sezoni.

Megjithatë, njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë në dy dekadat e fundit, nuk ka qëndruar duarkryq për të ardhmen.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Silva do të nënshkruaj me klubin brazilian, Fluminense, si lojtar i lirë. Romano shton se marrëveshje verbale mes palëve është arritur dhe tashmë janë duke u përgatitur kontratat. Plani është që të nënshkruhet në javët e ardhshme një marrëveshje e cila do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2026. Ndryshe, Fluminense është klubi i fundit ku Silva luajti përpara transferimit të madh te Milani më 2009. 

(Kosova Sot Online )