Ralf Rangnick ka vendosur, i thotë JO skuadrës së Bayern Munich

  • S.A /
  • 02 May 2024 - 11:15
Ralf Rangnick ka vendosur,  i thotë JO skuadrës së Bayern Munich

Një tjetër trajner i ka thënë JO skuadrës së Bayern Munich. Fjala është për trajnerin Ralf Rangnick, i cili duket se nuk do ta marr në dorë ekipin gjerman, transmeton "Kosova Sot Online".

Gazetari i Bild, Christian Falk përmes rrjeteve sociale ka raportuar se Ralf Rangnick e ka refuzuar skuadrën “Bavareze”.

Rangnick ishte kandidati potencial për ta zënë vendin e Tuchelit, madje bisedimet po zhvilloheshin në mënyrë intensive.

Por, sot raportohet se Ralf i ka thënë “jo” Bayernit për shkak se dëshiron të qëndroj te Kombëtarja e Austrisë edhe pas Euro 2024.

Bayerni në fund të këtij edicioni do të mbetet pa Thomas Tuchel i cili do të largohet, pasi nuk i ka arritur pritshmërit e klubit.

Me të në krye, ky ekip e ka humbur titullin në Bundesliga, është eliminuar nga kupat shtetërore, derisa është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku në sfidën e parë barazuan 2:2 me Real Madridin.

(Kosova Sot Online )