Shifrat ‘e çmendura’ të parave që do të fitojnë Jake Paul dhe Mike Tyson nga dueli që do të zhvillojnë

  • S.A /
  • 19 April 2024 - 10:10
Shifrat ‘e çmendura’ të parave që do të fitojnë Jake Paul dhe Mike Tyson nga dueli që do të zhvillojnë

Mike Tyson dhe Jake Paul janë duke bërë përgatitjet e fundit para duelit që do të zhvillojnë, në atë që premton të jetë një ndër duelet më të mëdha të vitit, transmeton "Kosova sot Online ".

Ky duel natyrisht ka ndarë opinionin në dy tabore, teksa një pjesë e tifozëve kanë shprehur shqetësimet e tyre për sigurinë e legjendës Tyson.

Sidoqoftë, ish-kampioni i peshave të rënda bë boks i është përgjigjur kritikëve të këtij dueli, duke pretenduar se ata janë ‘xheloz’ për shkak të interesimit të madh që ky event ka gjeneruar.

Sa do të fitojnë Tyson dhe Paul nga ky duel që do të zhvillojnë?

Teksa shifra e saktë e parave që do të fitojnë nuk është zbuluar ende publikisht, Paul ka thënë në të kaluarën se ai beson që dueli me Tyson mund të gjenerojë rreth 300 milionë euro.

“Unë bëj shaka me miqtë e mi për këtë. Kjo është një ngjarje prej 300 milionë eurosh. Kështu që, Mike nëse po e sheh këtë le ta bëjmë. Gjenerata e re kundër gjeneratës së vjetër. Mendoj se është diçka që fansat duan ta shohin”, ka thënë Paul.

Ndërsa vlerësimi i Paul mund të jetë shumë ambicioz, legjenda e UFC-së, Henry Cejudo, kishte pretenduar se Tyson mund të fitojë 20 milionë euro nga ky duel.

Sa kushton për ta përcjellur këtë duel?

Tyson vs Paul do të jetë ngjarja kryesore e kartës që do të transmetohet ekskluzivisht në Netflix, në një kanal tipik ‘pay-per-view’.

Sidoqoftë, një abonim me pagesë në Netflix do të kërkohet për të percjellur duelin. Një plan standard i abonimit në Mbretërinë e Bashkuar kushton rreth 11 euro në muaj.

(Kosova Sot Online )