Lexoni edhe:
Goditje e turpshme karrierës politike të Aleksandër Vuçiqit, Kosova në KiE pa kushtëzimin e Serbisë me pengun e asociacionit
Aston Villa u kualifikua në gjysmëfinalen e Conference League, pasi eliminoi Lille. Ajo që bëri përshtypje te tifozët, përtej faktit që anglezët kaluan me penallti (të dyja-ja ndeshjet 2-1), ishte një rast i rrallë, transmeton "Kosova Sot Online".
Portieri i skuadrës nga Birmingham, Emiliano Martinez u ndëshkua dy herë me karton të verdhë, por nuk u largua nga fusha e lojës.
Në fakt, Martinez “u zverdh” në të 39-tën, ndërsa mori një tjetër karton të verdhë gjatë festës provokuese ndaj tifozëve, gjatë ekzekutimit të penalltive.
Rregullorja është e qartë, Martinez nuk doli me karton të kuq pasi gjatë penalltive, lojtarëve u pastrohet “libri i kartonëve”.
(Kosova Sot Online )