Sot zhvillohen dy super përballje në Ligën e Kampionëve

  • S.A /
  • 17 April 2024 - 11:37
Sot zhvillohen dy super përballje në Ligën e Kampionëve

Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje kthyese në kuadër të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton "Kosova Sot Online".

Pas kualifikimit të Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund në gjysmëfinale, sot do të mësohen edhe dy skuadra tjera te kësaj faze.

Në ndeshjen e parë, Manchester Cityt e pret Real Madridin në “Etihad Stadium” dhe synon kualifikimin pas barazimit 3-3 në ndeshjen e parë.

Në përballjen tjetër, Bayern Munichu është nikoqir i Arsenalit në “Allianz Arena” dhe gjithçka është e hapur pasi ndeshja e parë u mbyll baras 2-2.

Të dyja ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 21:00. 

(Kosova Sot Online )