Ndërmjetësit e ardhshëm të sjellin një dinamik të re, një plan kohor të qartë të bisedimeve

Ndërmjetësit e ardhshëm të sjellin një dinamik të re, një plan kohor të qartë të bisedimeve
Ndërmjetësit e ardhshëm të sjellin një dinamik të re, një plan kohor të qartë të bisedimeve

Gjon Keka

  • 09 May 2024 - 19:08

 Shkruan:ANALISTI-Gjon Keka

Pavarësisht këtyre heshtjeve të shkurtra dhe ndërprerjeve e ri vazhdimeve e vazhdimeve të bisedimeve, kjo ma kujtonte atë fjalën që thotë se :diplomacia nuk ka mbetur e papunë asnjëherë" ,ajo shpesh ka ardhur me një shkëmbim të gjallë idesh dhe kështu ka përfituar nga koha për ta nxjerr një rezultat nga dialogu. Shpresoj që tani ndërmjetësit e ri që do të zgjidhen dhe vijnë si nga Bashkimi Evropian ,ashtu edhe nga ShBA të arrijnë që të dy palët t'i detyrojnë pashmangshëm të përmbyllin dialogun me një marrëveshje përfundimtare në mes ë dy shteteve të Kosovës dhe Serbisë ,sepse çdo zvarritje e mëtutjeshme dhe e pengesave në këtë rrugëtim mund të ketë pasoja katastrofike si për dy vendet ashtu edhe për rajonin në përgjithësi.

 

Nuk kishte as insistim nga ndërmjetësit e mëparshëm për neutralizimin e prirjeve egoiste në mes të Serbisë dhe Kosovës që arrihet me sukses nëpërmjet kundërveprimit të thjeshtë të prirjeve egoiste të dy palëve në dialog. “Jo rrallë, diplomacia ka ngjallur stuhi kërcënuese të luftës, i ka ndalur ato që tashmë kishin shpërthyer, ka penguar ndërmarrjet ambicioze dhe, për një kohë të gjatë, ka mbrojtur popujt ,shtetet dhe njerëzimin nga fatkeqësia e dominimeve. Nëpërmjet shekujve të respektimit të idesë së ekuilibrit dhe realizimit të tij jashtëzakonisht të mundimshëm. Për më tepër, diplomacia dhe negociatat kanë hequr shumë të vërteta të përjetshme juridike nga mosmarrëveshjet e ardhshme përmes njohjes formale dhe kanë revokuar shumë zakone ligjore ose zakone barbare me kontratë. Siç ishte rasti në Paqen e Vestfalisë,ku i kanë vënë kufij urrejtjes fetare,u kanë siguruar të shtypurve në më shumë se një vend një bazë të sigurt ligjore ose të paktën tolerancë dhe kanë hedhur themelet e çmuara për njohjen e përgjithshme të parimit që kërkon liria e ndërgjegjes.“(C.v.R.B,1860) Tani kur jemi te dialogu apo negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë ato ndonjëherë kanë sjellë pajtim, më shpesh kanë përhapur farat e liga të mosmarrëveshjes; Ndërmjetësit sidomos Borrel dhe Lajçak në fakt vetë e vendosën mungesën e mosmarrëveshjeve të ardhshme në marrëveshjet e formuluar të tyre dhe e shfaqën dyfytyrësinë dhe shkeljen e besimit si mjete krejtësisht jo diplomatike dhe aspak fisnike e të paanshme për të arritur tek qëllimi i marrëveshjes së vërtetë dhe historike në mes të Kosovës dhe Serbisë si dy shtetet që njohin njëra tjetrën.

 

Ata nuk treguan asnjë triumf të mjeshtërisë së lartë të artit të negocimit dhe atij diplomatik. Megjithatë, mjetet për t'u shpëtuar atyre rreziqeve dhe për të çliruar karakterin e diplomacisë dhe negocimit nga ato njolla dhe defekte që të gjithë në botë i kanë njohur dhe i kanë denoncuar me shumë zëra prej shekujsh nuk duhet të jenë veçanërisht të vështira për t'u gjetur dhe jo të pamundura për t'u parë në përdorim. Rreziku i një drejtimi jopopullor në diplomaci dhe negocim do të duhet të reduktohet ashtu që në poste të tillë me rëndësi të jenë njëzë fisnikë të paanshëm dhe që e njohin rrënjësisht problemin e atyre dy vende apo vendet ku ata janë me mision diplomatik apo si ndërmjetës. Është detyrë e diplomacisë të parandalojë luftëra të tilla, përgjithësisht duke vendosur traktate ose duke njohur rregulla ose parime për të vendosur sa herë ose kudo që lindin pretendime ose kërkesa kontradiktore; pastaj, në rastet ekzistuese të mosmarrëveshjeve të caktuara, duke i pohuar ato rregulla përmes mjeteve të vetë-justifikimit, ndërmjetësimit, vendimeve të arbitrazhit etj. Është detyrë e diplomacisë dhe negocimit të ndalojë përhapjen e flakës sa më shumë që të jetë e mundur në luftërat që tashmë kanë shpërthyer, t'u bëjë thirrje atyre që luftojnë të pajtohen dhe të arrijnë marrëveshjen e paqes dhe të së ardhmes.

 

Por sfera e diplomacisë dhe negociatave nuk kufizohet vetëm në këtë shqetësim, sado pa masë dobiprurës, për ruajtjen, rivendosjen dhe konsolidimin e paqes dhe ligjit. Është thirrur jo vetëm për të parandaluar fatkeqësinë po edhe për të vendosur kushtet e paqes dhe promovuar atë. Këtu përsëri në ndërveprimin midis shteteve dhe në atë të individëve; Forca e izoluar e individit zakonisht është e paaftë për të arritur sukses të madh, ose bëhet e paefektshme nga përpjekjet kundërshtare të të tjerëve që përpiqen për të njëjtin qëllim. Nëse ai punon me inteligjencë dhe ndershmëri, ai është në gjendje të zgjidhë interesat më të drejtpërdrejta konfliktuale nëpërmjet lëshimeve të ndërsjella, granteve dhe arritjes në një ekuilibër të drejtë të avantazheve dhe disavantazheve. Ndodh gjithashtu që negociatat për çështje të tilla sikur kjo në mes Kosovës dhe Serbisë që u zvarriten pafundësisht dhe ende nuk pritet një përfundim i kënaqshëm i tyre, pasi diferencat janë rritur e jo pakësuar kohët e fundit. Këto dallime në fakt nuk u përdorën si një mundësi për të nxjerr një mes të artë e cila i bashkon palët ,por dallimet u përdorën vetëm për pretendime se negociatat po shkonin drejtë dështimit plotësisht, ndërsa në realitet ato ishin thjesht një pezullim i përkohshëm i bisedimeve, për të u ri takuar sërish pas një kohe ,pas ndodhive dhe papritshëmrive që ndodhnin nga të dyja palët, dhe kështu edhe dilnin tema të reja aspak parësore por dytësore që i mbulonin temat kryesore për të cilat kërkohej të përmbyllej dialogu dhe të ecet përpara. Pavarësisht këtyre heshtjeve të shkurtra dhe ndërprerjeve e ri vazhdimeve e vazhdimeve të bisedimeve, kjo ma kujtonte atë fjalën që thotë se :diplomacia nuk ka mbetur e papunë asnjëherë",ajo shpesh ka ardhur me një shkëmbim të gjallë idesh dhe kështu ka përfituar nga koha për ta nxjerr një rezultat nga dialogu. Shpresoj që tani ndërmjetësit e ri që do të zgjidhen dhe vijnë si nga Bashkimi Evropian ,ashtu edhe nga ShBA të arrijnë që të dy palët t'i detyrojnë pashmangshëm të përmbyllin dialogun me një marrëveshje përfundimtare në mes ë dy shteteve të Kosovës dhe Serbisë ,sepse çdo zvarritje e mëtutjeshme dhe e pengesave në këtë rrugëtim mund të ketë pasoja katastrofike si për dy vendet ashtu edhe për rajonin në përgjithësi.

 

Kërkesat nga të dyja palët si nga ajo e Kosovës dhe Serbisë ndryshonin shumë,Baza preliminare dhe integriteti i bisedimeve të sinqerta që shkojnë kah kompromiset nga dy palët u braktisën dhe në vend të kësaj u pranuan pretendimi tjera duke nxjerr kështu pika nga marrëveshjet e arritura sikur ishte ajo e Asociacionit dhe disa pika tjera, e që në fakt ato të gjitha do të duhej të ishin pjesë e përbashkët e marrëveshjes dhe kështu të përmbyllej me një nënshkrim dhe zabtim të përshpejtuar ashtu që të mos kishte më humbje kohe ,dhe vendet të ecnin drejtë kah e ardhmja evropiane,por kjo nuk ndodhi dhe nxjerrja e këtyre temave apo pikave shkaktojë mos përmbylljen e asnjë çështje tjetër dhe as marrëveshjes së Ohrit e cila mori zotimet por nuk pati zbatim të plotë nga të dy palët. Mendoj se futja e Asociacionit si kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është jo vetëm një gabim që do ta gjykoj koha,por edhe një gjemb e radhës sikur ishte ajo e vendosjes së masave ndaj Kosovës nga Borreli pa asnjë bazë dhe në mënyrë krejt egoiste dhe arbitrare, Edhe ky kusht është i dëmshëm për kredibilitetin e vendeve që kanë kërkuar të vendoset ai kusht për Kosovën në vend se ta mbështesin Kosovën të anëtarësohet sa më parë në Këshillin e Evropës. Nuk e kuptoj si është e mundur që Kosovës t'i vendosen kushte të tilla ndërsa Serbisë nuk i është vendos asnjë kusht dhe asnjë gjemb deri më tani ,pos deklaratave boshe. Sidoqoftë tani kur do të bëhet edhe ndërrimi i ndërmjetësve të dialogut si nga BE ashtu edhe nga ShBA ,do të ishte e udhës që ata që vijnë pas këtyre, si ndërmjetës të sjellin një dinamik të re, një plan kohor të qartë dhe një përfundim të bisedimeve dhe jo stërzgjatje pas stërzgjatje apo të sjelljes në të njëjtin rreth.

 

Ardhja eventuale e ish-presidentit slloven z.Pahor si ndërmjetës në këtë fushë do të ishte një frymë e re dhe një njeri që e njeh problematikën dhe mentalitetin ,por edhe mozaikun e Ballkanit perëndimor. Ai ndoshta do të vije me një plan të ri ,me një dinamik të re dhe me një afat kohor të qartë ,nëse dialogu nuk ka një përfundim atëherë çdo gjë është humbje kohe, pranoj kërkohet që kushdo që vjen ta vendos një afat të qartë para tavolinës së palëve dhe t'i detyrojë në zbatimin e plotë të marrëveshjeve që do të arriheshin dhe ato që janë arrit deri më tani duke vendos në fund edhe një nënshkrim nga dy palët dhe garancia e ndërmjetëseve. Por nëse palët nuk arrijnë të bëjnë atë që duhet bërë dhe kërkohet për të mirën e brezave dhe të ardhmes atëherë do të krijohet një rrugë e re brenda dialogut ku bashkësia ndërkombëtare sidomos disa nga vendet me ndikim të fuqishëm do të mund të sjellin të dy palët dhe marrëveshjet e tyre para një arbitrazhi ndërkombëtar e ky nuk do të ishte mirë, por do të ishte një imponim i rrethanave që do të mund të ndodhin nëse nuk ka suksese në dialog në ditët, në muajt dhe brenda këtij viti dhe eventualisht vitit të ardhshëm.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".