Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosove është kusht i detyrueshëm i BE-së për Kosovën

Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosove është kusht i detyrueshëm i BE-së për Kosovën
Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosove është kusht i detyrueshëm i BE-së për Kosovën

Muhamet Kelmendi

  • 09 May 2024 - 17:09

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Me Marrëveshjen e 27 shkurtit të vitit 2023 në Bruksel dhe me Aneks marrëveshjen e 18 marsit të vitit 2023 të Ohrit, si Kosova, ashtu edhe Serbia, janë të obliguara që t'i respektojnë çështjet e përcaktuara dhe të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore. Të dy shtetet kanë bërë kompromise të dhimbshme. Në këtë kuadër, duhet shikuar se si dhe me cilat kompetenca organizohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë. Nga statuti i Asociacionit del edhe e ardhmja e Republikës së Kosovës. Përcaktimet e parapara në marrëveshjet e vitit 2023 për BE-në, SHBA-në dhe Anglinë janë bërë obligative.

 

 

BE i ka futur në Kapitullin 35 për shtetin serb përcaktimin e paraparë në marrëveshjet e vitit 2023. Nga BE kërkohet të përmbushen pikësynimet e Marrëveshjes që Serbisë t'i hapet mundësia e integrimit në UE. E njëjta gjendje është pritur të aplikohet edhe për Kosovën. Dihet se Kosova është nën masa ndëshkuese të BE-së, pikërisht për gjendjen në veri dhe për Asociacionin, si status juridik i minoritetit serb. Kjo u futë në kusht për Kosovën që ta realizon për të pasur integrime, edhe në KiE. Këtë ia kërkuan z.Kurti si z.Makron, ashtu edhe z.Scholz. Duket se BE e ka përcaktuar këtë kusht. Statuti i Asociacionit kërkohet të merr verdiktin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Pa analizën e tillë zyrtarisht nuk bëhet bazë juridiko-kushtetuese e ndërtimit të Asociacionit. Natyrisht se pikëpamjet janë të kundërta midis Kosovës dhe shtetit serb për statusin juridik të Asociacionit. Serbia donë që të ndërtohet një shtet në miniaturë serb si Republika Serbe në Bosnjë e Hercegovinë.

 

Këtë kurrsesi nuk mund ta pranon Kosova. Asociacioni nëse i kalon kompetencat e një shoqate është vdekjeprurës për Kosovën. Dalja me statut të organeve të Asociacionit dhe kalimi i kompetencave të komunave në Asociacion e bënë atë me pushtet të gjerë ekzekutiv. Me Kushtetutën e Presidentit Ahtisari, komunave në Kosovë, i'u ka dhënë pushtet i gjerë. Me këtë Kushtetutë nuk ka Asociacion një nacional Kosova është multinacionale dhe prandaj edhe Asociacioni si shoqatë është multinacional. Nuk ka organizim një nacional. Mirëpo, komunat kanë shumë kompetenca dhe në shumë fusha. Ato kanë pushtet të gjerë ekzekutiv. Me ato kompetenca të komunave të koncentruara në Asociacion shndërrohet ky subjekt në shtet serb të pavarur. Kosova kërkohet të vepron konformë Asociacionit aktual të komunave në Kosovë. Nuk ka zgjidhje tjetër.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".