Kosova në KE, pa sundim të brendshëm të ligjit, nuk e garanton subjektivitetin e saj

Kosova në KE, pa sundim të brendshëm të ligjit, nuk e garanton subjektivitetin e saj
Kosova në KE, pa sundim të brendshëm të ligjit, nuk e garanton subjektivitetin e saj

Agim Bajrami

  • 09 May 2024 - 17:07

Shkruan:ANALISTI-Agim Bajrami

Politikë bërja dhe qytetarët e saj e Kosovës do të duhej të angazhohen që përmes; dijes, punës,disiplinës, mençurisë, përgjegjësisë ,të ngritin mirëqenien e përgjithshme shoqërore,të zhvillojnë dhe të bëjnë demokracinë e brendshme shoqërore e institucionale funksionale ku respektohet ligji, që ngërzitë të punësohen vetëm mbi kriterin ligjor dhe të meritokracisë dhe qytetarët përfitojnë nga shërbimet profesionale pa ndërhyrje nga politika në punësime në administratë publike. Nga kjo do të arrihej niveli i funksionimit modern të sundimit të ligjit ,të respektimit të diversiteteve e vlerave shoqërore. Dhe mbi të gjitha, shteti i së drejtës, dhe qeverisja shtetërore,do të mund të jenë efikase,ligjore dhe në shërbim të qytetarëve.

 

 

Kur Kosova të arrij këtë nivel të zhvillimit demokratik e të funksionimit shoqëror e institucional , edhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të jetë përfituese për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe vetë demokracinë shoqërore e institucionale të saj. Ndërsa me gjendjen aktuale të shtetit të së drejtës,të sundimit të ligjit,të funksionimit të demokracisë dhe të qeverisjes shtetërore,Kosova do të përballej me përgjegjësit shtetërore dhe me masa dënuese nga Gjykata e të drejtave të Njeriut në Strasburg për shkeljen e normë të te drejtave të Njeriut nga gjykatat vendore dhe institucionet shtetërore dhe për rrjedhojë edhe mund të përjashtohej nga Këshilli i Evropës. Dhe nga kjo,nuk do të duhej të kuptohej anëtarësimi i Kosovës në KiE si e arritur në këtë organizatë politike të karakterit ndërkombëtar ,kur dihet që shumë shtete anëtare të KiE kanë përfunduar në kolapsin e korrupsionit dhe dështimit apo kanë përfunduar në konflikte të brendshme dhe luftëra ndërshtetërore, apo edhe të trazirave të brendshme.

 

Rasti i Ukrainës,rasti i ish Jugosllavisë,rasti i Shqipërisë komuniste dhe trazirat e brendshme të viteve 97,Maqedonia, në luftën e brendshme të shqiptarëve ,për të drejtat demokratike në shtetin e Maqedonisë të vitit 2001, Bashkimi Sovjetik apo Federata Ruse,Azerbejgjani,Armenia, e shumë vende të tjera ,me mungesë të zhvillimit ekonomik, sundimit dhe zhvillimit të demokracisë. Prandaj ,edhe Kosova,edhe me anëtarësimin apo mos anëtarësimin në KiE nuk është garncion i mjaftueshëm për funksionimin e brendshëm të demokracisë funksionale të institucioneve shtetërore dhe shoqërisë si tërësi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".