Edhe raporti i DASH-it e vërteton se pa VETTING nuk shërohet sistemimi i drejtësisë në Kosovë

Edhe raporti i DASH-it e vërteton se pa VETTING nuk shërohet sistemimi i drejtësisë në Kosovë
Edhe raporti i DASH-it e vërteton se pa VETTING nuk shërohet sistemimi i drejtësisë në Kosovë

Muhamet Kelmendi

  • 25 April 2024 - 21:50

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Rendi dhe siguria në Kosove, sikundër edhe lufta kundër dukurive të krimit nga fusha e korrupsioni, nuk kanë ecur me hapa të dëshiruar. Kosova nuk është spastruar nga korrupsioni dhe krimi në organet e luftimit të korrupsionit dhe të krimit në shtet. Edhe raporti i DASH-t nga SHBA tregon se lufta kundër korrupsionit dhe krimit nga pozitat e shtetit nuk po bëhet sa duhet dhe se ka ngelur. Përgjegjës kryesor nga raporti i DASH-it ( Departamenti Amerikan i Shtetit) qëndron kryesisht te mos funksionimi efikas i sistemit te drejtësisë.

 

"Korrupsioni dhe pasurimi i individëve me krim e korrupsion mbetet një problem i madh që është duke e rënduar shoqërinë e re dhe shtetin e Kosovës" (DASH). DASH thekson: "(...) Kosova vazhdon të përballet me korrupsion serioz qeveritar dhe se ka bërë pak në ndryshimin e situatës". Këtej shkon edhe raporti i Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë. Kjo agjenci ka konfirmuar: "Aktualisht është një numër i madh zyrtarësh ndaj të cilëve është hapur procesi i hetimit dhe verifikimit të pasurisë së tyre". AKK-ja ka përmendur numrin e hetimeve të prejardhjes se pasurisë, ne vitin 2022, mbi 212 vetave, ndërsa ne vitin 2023, thekson numrin rreth 216 peronave zyrtarë. Për vitin aktual nuk ka të dhëna ende. Nga AKK përmenden se për këtë vit janë për rreth 1716 zyrtar publik që kanë paraqitur pasurinë e tyre dhe të cilët po hetohen për pasurinë e deklaruar në agjenci. Nuk ka dhënë numër për hetime kriminale. Mbetet të vërehet më vonë. Pavarësisht këtyre të dhënave, mbetet edhe më tej, sipas të dhënave të DASH-t, sistemi gjyqësor dhe prokurorial, bazë për mos suksesin i luftës kundër krimit dhe korrupsionit në shtet.

 

Thuhet se pak ose shumë pak është bërë punë në luftën kundër korrupsionit në organet e shtetit, sidomos në sistemin e drejtësisë, duke e përfshirë këtu edhe prokurorinë, dhe administratën në nivel qendror dhe sidomos, atë lokal. Natyrisht se këto dukuri kriminale luftohen me sukses vetëm kur kemi një polici efikase, një prokurori të suksesshme dhe një gjykatë të drejtë dhe jo korruptive. Së bashku me këto tri mekanizma ka mundësi ta shërojmë sistemin dhe të luftojnë krimin e korrupsionin. Pa gjykatë profesionale dhe ligjore, sikundër dhe prokurori, që lufton ne guxim dhe ligj korrupsionin, nuk ka shërim. Kosovës i duhet një spastrim i prokurorisë dhe i gjykatave ne tërësi. E këtu ndihmon vetëm një punë efikase në luftimin e korrupsionit dhe të krimit. Bazë është Ligji mbi VETTING-un.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".