Tahiri: Mos anëtarësimi në KiE do të ishte lajm i keq për Kosovën

  • A.P /
  • 10 May 2024 - 14:03
Tahiri: Mos anëtarësimi në KiE do të ishte lajm i keq për Kosovën

Ish-Kryenegociatorja e Kosovës në dialog, Edita Tahiri, ka thënë se anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të ishte me rëndësi strategjike në këtë kohë të ndjeshme, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pas kundërshtimit të kryeministrit Albin Kurti që ta pranojë kushtin e Asociacionit për anëtarësim në KiE, Kosova ende nuk është futur në agjendën e Këshillit të Ministrave, që do të mblidhet javën e ardhshme ku do të vendosej për anëtarësim.

Tahiri ka thënë se mos anëtarësimi në KiE do të ishte lajm i keq për Kosovën.

 

“Pa sovranitet në veri, pa hyrjen në Këshillin e Evropës keq për Kosovën – Hyrja në KiE do ishte me rëndësi strategjike në këtë kohë të ndjeshme”, ka shkruar Tahiri.

(Kosova Sot Online)