Ambasada e Kosovës në ShBA thirrje mërgimtarëve të regjistrohen

  • E.K /
  • 10 May 2024 - 09:21
Ambasada e Kosovës në ShBA thirrje mërgimtarëve të regjistrohen

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në faqen e Ambasadës është publikuar linku për regjistrim duk thënë se nuk merr kohë më shumë se 10 minuta.

Tutje, thuhet se regjistrimi asnjëherë nuk ka qenë me i lehtë.

“Regjistrimi nga Diaspora, asnjëherë nuk ka qenë më i lehtë. Mjafton një kyçje në internet për t’iu bashkuar regjistrimit online dhe për t’u bërë pjesë e numërimit të popullsisë së shtetit tënd amë. Regjistrohu brenda 10 minutave përmes: https://rekos2024diaspora.rks-gov.net/”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)