Zbulohet arsyeja pse Gjuriq u takua me Hillin në Beograd

  • A.P /
  • 09 May 2024 - 17:54
Zbulohet arsyeja pse Gjuriq u takua me Hillin në Beograd

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, është takuar sot me ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në këtë takim raportohet që Gjuriq dhe Hill kanë biseduar për bashkëpunimin dhe raportet në mes të Serbisë dhe SHBA-së.

SHBA para votimit të qeverisë se re të Serbisë ka shprehur zhgënjimin e saj që Aleksander Vulin dhe Nenad Popovic, të dy të sanksionuar nga SHBA, ishin propozuar si emra për të marrë pozita në Qeverinë e re serbe.

Pavarësisht kësaj, Vulin është emëruar zëvëndëskryeministër dhe Nenad Popovic, ministër pa portofol dhe qeveria e re serbe ka marrë vulën e parlamentit serb.

(Kosova Sot Online)