Osmani uron Silanovskan që fitoi zgjedhjet në RMV: Mezi pres të punoj me presidenten e zgjedhur

  • E.K /
  • 09 May 2024 - 14:26
Osmani uron Silanovskan që fitoi zgjedhjet në RMV: Mezi pres të punoj me presidenten e zgjedhur

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar presidenten e re të zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani ka shtuar se mezi pret që të punojë me Silanovskan “për të arritur këtë qëllim të përbashkët”.

Urime për Gordana Silanovska-Davkova për fitoren zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, dhe që u bë presidentja e parë grua e vendit. Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë raporte të shkëlqyera fqinjësore dhe ndajnë angazhim të fortë për integrim evropian. Mezi pres të punoj me presidenten e zgjedhur për ta arritur këtë qëllim të përbashkët dhe t’i thellojmë marrëdhëniet mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut”.

(Kosova Sot Online)