Shkallët e Arbërisë ‘vishen’ me ngjyrat e flamurit të BE-së

  • E.K /
  • 09 May 2024 - 13:02
Shkallët e Arbërisë ‘vishen’ me ngjyrat e flamurit të BE-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se me rastin e Ditës së Evropës, shkallët e Arbërisë janë veshur me ngjyrat e flamurit të Bashkimit Evropian, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Rrugëtimi jonë drejt Bashkimit Evropian është i natyrshëm dhe i pashmangshëm. Në Ditën e Evropës, i veshëm shkallët ikonike të Arbërisë me ngjyrat e flamurit të Bashkimit Evropian si simbol i këtij rrugëtimi”, ka shkruar Rama.

(Kosova Sot Online)