Rezultati i zgjedhjeve në RMV, Haxhiu i PDK-s akuzon Kryeministrin Kurti: Është përçarës i shqiptarëve

  • S.A /
  • 09 May 2024 - 11:58
Rezultati i zgjedhjeve në RMV, Haxhiu i PDK-s akuzon Kryeministrin Kurti: Është përçarës i shqiptarëve

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, pas rezultateve të zgjedhjeve të dyfishta në Maqedoninë Veriore, ku partia VMRO-DPMNE doli e para, ka adresuar kritika në drejtim të kryeministrit Kurti, duke e akuzuar se i përçau shqiptarët atje, transmeton "Kosova Sot Online".

“Fitorja e madhe e VMRO-DPMNE e nacionalistëve maqedonasë është për shkak të involvimit të Albin Kurti dhe LVV-së në zgjedhjet në Maqedoni”, ka shkruar ai.

“Ky është Albin Kurti përçarësi i shqiptarëve. Përçau shqiptarët në Maqedoni dhe unifikoi maqedonasit rreth VMRO-s. Fitorja e madhe e VMRO-DPMNE e nacionalistëve maqedonasë është për shkak të involvimit të Albin Kurti dhe LVV-së në zgjedhjet në Maqedoni. Kush është ky njeri që po faktorizon serbo-maqedonët, pse po e bën këtë?”, shkruan Haxhiu.

(Kosova Sot Online )