Kabineti i Konjufcës del me reagim

  • A.P /
  • 06 May 2024 - 21:00
Kabineti i Konjufcës del me reagim

Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca ka postuar rreth një interviste që kreu i Parlamentit e ka dhënë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Konjufca është pyetur për takimin e Arben Taravarit nga VLEN me Kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski.

Kërçeli i ka kërkuar gazetarit që e ka intervistuar Konjufcën që ta publikojë intervistën e plotë.

Konjufca i ka quajtur antishqiptare  konceptet në fushatën e kandidates për presidente  nga VRMO.

Për,  takimin e Taravarit me Mickoski, Konjufca ka thënë se nuk ka informacione duke theksuar se partitë politike në Maqedoninë e Veriut janë takuar gjithnjë me njëra - tjetrën.

Postimi i Kërçelit:

Rreth prononcimit të kryekuvendarit Glauk Konjufca për portalin TetovaSot.

Kryetari Konjufca është përgjigjur kështu:

1.Nuk kam informacion për këtë takim Taravari-Mickoski por po e marrë për të mirëqenë.

2.Partitë politike në Maqedoninë e Veriut janë takuar gjithnjë me njëra tjetrën, dhe këtu nuk ka diçka të jashtëzakonshme.

3.E kam përcjellë kandidaten e VMRO-së për Presidente të MV. Konceptet që i ka shpjeguar ajo në fushatë janë antishqiptare. Nuk mendoj që bën të mbështetet një opcion i tillë.

Përndryshe i bëj thirrje gazetarit ta postojë intervistën e plotë.

 

(Kosova Sot Online)