Tentim vrasja e Marko Jablanoviq në Leposaviq, Policia jep detaje

  • E.K /
  • 06 May 2024 - 09:29
Tentim vrasja e Marko Jablanoviq në Leposaviq, Policia jep detaje

Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka dhënë detaje për tentim vrasjen e Marko Jablanoviqit, anëtarit të partisë së Nenad Rashiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ankuesi ka raportuar se ai vërejtur se afër tij ishte një person i maskuar me armë në dorë, të cilën ia kishte drejtuar, por nuk kishte arritur të gjuante.

Ndërsa, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“VRASJE NË TENTATIVË- Leposaviq 05.05.2024-00:01. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa ishte duke hyrë në një lokal kishte vërejtur afër tij një person të maskuar me një armë në dorë të cilën ia kishte drejtuar viktimës, por nuk kishte arritur të gjuante. Njësit policore kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.”

(Kosova Sot Online)