Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin policor në Rahovec
Policja e cila është raportuar si e zhdukur është paraqitur në stacionin policor në Rahovec, përcjell “Kosova Sot Online”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj,
Elezaj tha se se gjendja e saj shëndetësore është e mirë.
Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
“Sot rreth orës 17:00 zyrtarja policore e raportuar e zhdukur, është paraqitur në Stacionin Policor në Rahovec. Gjendja e saj shëndetësore është e mirë. Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt”, ka thënë Elezaj.
(Kosova Sot Online)