Osmani: Gëzuar Pashkët besimtarëve ortodoksë në Kosovë

  • A.P /
  • 05 May 2024 - 10:47
Osmani: Gëzuar Pashkët besimtarëve ortodoksë në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka uruar festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve ortodoksë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në një postim në “X” ajo ka shkruar se kjo festë duhet të sjellë paqe dhe gëzim.

“Gëzuar Pashkët besimtarëve ortodoksë në Kosovë dhe në mbarë botën. Kjo ditë e ringjalljes dhe e ripërtëritjes të sjellë paqe dhe gëzim në të gjitha familjet tuaja”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)