Një person në Gjakovë gjendet pa shenja jete

  • A.P /
  • 02 May 2024 - 20:44
Një person në Gjakovë gjendet pa shenja jete

Raportohet se një person është gjetur pa shenja jete sot në Doblibare të Gjakovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai tha se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë do të dërohet në IML për obduksion.

“Rreth orës 16:30 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në vendbanimin e tij në fshatin Doblibare-Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë do të dërgohet në IML për obduksion”, tha Elezaj 

(Kosova Sot Online)