"Duhet ta forcojmë KFOR-in", Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë

  • E.K /
  • 01 May 2024 - 11:39

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameroon, në një raportim në Dhomën e Lordëve në kuadër të Komitetit për Mbrojtje dhe Raporte Ndërkombëtare, pas disa pyetjeve nga ish-sekretari i NATO-s, George Robertson lidhur me sigurinë në Ballkan, ka rrëfyer për vizitën e tij që pati në Kosovë dhe idetë që pati pas kësaj vizite, përcjell “Kosova Sot Online”.

Cameroon ka treguar se pas kthimit nga Kosova, e kishte kontaktuar Sekretarin e NATO-s dhe i kishte kërkuar forcim të KFOR-it.

“Kam qenë në Kosove dhe kam kaluar kohë me KFOR-in, e pas kthimit nga atje kam kontaktuar me sekretarin e përgjithshëm te NATO-s dhe i kam shprehur mendimin tim qe duhet ta forcojmë KFOR-in dhe ta mbështesim duke i hequr restrikcionet për disa trupa te disa shteteve qe ndodhen atje”, ka thënë Cameron.

(Kosova Sot Online)